Ylli Hoxha, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ka uruar vendimin e institucioneve të Kosovës për ndalimin e trenit serb, që provoi ilegalisht të futet në Kosovë.
“Te gjithë ju qe e sollët vendimin për ndalimin e trenit, ju uroj, se mire ia keni bo”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e tij në Facebook.
Hoxha në mënyrë të veçantë ka falënderuar “djemtë dhe vajzat qe shkuan ne aksionin në Jarinjë”.
“Shpresoj se ky akt do te behet standard i sjelljes në të ardhmen në raport me provokimet e Serbisë”, përfundon postimi i Hoxhës.