Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Shqipëri ka zyrtarizuar Boiken Abazin si kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit që do të mbahen atje.
LVV-ja, Qendra në Shqipëri ka dorëzuar 3765 nënshkrime në mbështetje të Boiken Abazit.
Ai do të kandidoj në Qarkun e Tiranës. Përveç, Boiken Abazit, LVV pritet të ketë kandidatë edhe në dy kandidatë.
“Falënderojmë nga zemra gratë e burrat që na kanë dhënë mbështetjen për kandidimin e z. Boiken Abazit, e në ditët në vijim do të angazhohemi me gjithë mundësitë që kemi për të mbledhur nënshkrimet e nevojshme në Lezhë, në mbështetje të Iliaz Shehut, dhe në Gjirokastër në mbështetje të Kreshnik Merxhanit”, thuhet në njoftimin e LVV-së, Qendra në Shqipëri.