Vetëvendosjes në Prishtinë i largohen dy asamblistë

Prishtinë | 28 Mar 2025 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Dy asamblistët në Kuvendin komunal të Prishtinës, Berat Lahu dhe Edmond Azemi janë tërhequr nga grupi i asamblistëve të VV-së duke u pozicionuar si të pavarur.

Emrat e tyre në sallën e Kuvendit, ku sot pritet të mbahet seanca e rregullt, janë vendosur në një vend tjetër prej atyre të Vetëvendosjes dhe te emri u shkruan “i pavarur”.

Lëvizja Vetëvendosje mbetet me 15 asamblistë në Kuvendin Komunal.

Të ngjashme