Vret veten pronari i agjencisë së njohur turistike në Prishtinë

Prishtinë | 31 Dhj 2020 | 10:20 | Nga Aulona Sylaj

Një person dyshohet se ka vrarë veten në mëngjesin e sotëm në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Policia gjendet në vendin e ngjarjes, sipas informatave të tyre personi në fjalë është rreth moshës 50-60 vjeçare

Ekonomia Online ka qëndruar në vendin e ngjarjes, dhe sipas informatave jozyrtare, dyshohet se i vetëvrari është pronari i agjencisë turistike “Veneta Travel”, Ilaz Beqiri.

Instituti i mjekësisë ligjore tashmë ka ardhur në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesi dhe prokurori i rastit janë duke hetuar rrethanat në të cilat ka ndodhur vetëvrasja.

https://vimeo.com/495989251

Të ngjashme