Vetëvritet 25 vjeçarja

Prishtinë | 03 Qer 2017 | 15:46 | Nga

Një vajzë e re në Dibër i ka dhënë fund jetës në një mënyrë tragjike, duke varur veten me litar. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku familjarët kanë gjetur pa shenja jete S.N., 25 vjeçe, nga fshati Katund i Ri, në Dibër.

“Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dhe nga eksperti mjeko ligjor dyshohet se vdekja është shkaktuar si pasojë e vetëvarjes në litar”, njofton policia. Gjithashtu në trupin e viktimës nuk ka konstatuar asnjë shenjë dhune a dëmtim tjetër përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja në litar.

Trupi i pajetë i saj është gjetur nga i vëllai. Paraprakisht dyshohet se akti i rëndë është kryer nga S.N., në kushte depresioni.

Aktualisht, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme