Vetëvritet djali i Fidel Castros

Prishtinë | 02 Shk 2018 | 09:26 | Nga

Djali më i madh i ish-udhëheqësit kubanez, Fidel Castro ka bërë vetëvrasje.

Fidel Castro Diaz-Balart, 68 vjeçar, po trajtohej për depresion, raportojnë mediat shtetërore.

“Castro Diaz-Balart, i cili po trajtohej nga  një grup mjekësh për disa muaj për shkak të një depresioni të thellë, bëri vetëvrasje këtë mëngjes,” raporton portali “Cubadebate”.

I njohur si “Fidelito” sepse ai dukej shumë si babai i tij, Castro Diaz-Balart lindi në vitin 1949, para se babai i tij drejtoi revolucionin që krijoi shtetin komunist në Kubë dhjetë vjet më vonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme