Djali i Tina Turner, Craig Raymond, është ndarë nga jeta në moshën 59 vjeçare.
Besohet se Raymond ka kryer vetëvrasje, ndërkaq lajmin për Variety e kanë konfirmuar nga Mjekësia Ligjore e Departamentit të Qarkut të Los Angeles.
Ai u gjet pa shenja jete mesditën e së martës në shtëpinë e tij në Studio City të Kalifornisë, pas një plage të vetëshkaktuar, ndërkaq autoritetet e kishin shpallur.
Turner e kishte Craig-un me të dashurin e atëhershëm, Raymond Hill, saksofonistin e Kings of Rhythm.