Raudha Athif studente e jeksisë në Bank Medical Collage është gjetur e e pajetë në dhomën e gjumit këtë të mërkurë në Bangladesh.
Njëkohësisht ajo ka pozuar dhe për revistën më të famshme në botë “Vogue” dhe është dekoruar për këtë arritje nga autoritete të larta në shtetin e saj.
Në një intervistë Mahmuda Begum, kujdestare e konviktit të vajzave, u shpreh se ajo gjithmonë dukej e lumtur dhe se nuk mund të bësojë veprimin që ka bërë.
“Isha në zyrën time, kur befas dëgjova zërat e vajzave nëpër konvikt. Pasi u ngjita menjëherë në kat të dytë pashë disa studente duke tentuar të hapnin derën e njërës prej dhomave”, ka thënë Begum.
“Dera ishte e kyçur nga brenda. Menjëherë kuptuam se bëhej fjalë për një skenë vetëvrasjeje, megjithatë nuk mund të dalim në asnjë konkluzion pa parë analizat e autopsisë”, ka shtuar ajo.
Fama e asaj arriti majat në momentin që u përzgjodh për të qënë në kopertinën e revistës “Vogue”.
“Modelingu është më shumë një hobi sesa një profesion, sepse unë jam duke studiuar për mjekësi”, ka thënë ajo për Vogue.