Rita Ora në Vogue konfirmon ardhjen në Kosovë për pavarësi

Prishtinë | 30 Jan 2018 | 14:51 | Nga

Rita para një mbrëmje ka mahnitur publikun me dukjen e saj në tapetin e kuq në Grammy, ndërsa revista Vogue e ka ndjekur shkuarjen e saj atje.

Revista Vogue ka përgatitur një storje gjatë rrugës së saj për në këtë ceremoni. Gjatë bisedës për këtë revistë, ajo ka konfirmuar ardhjen në Kosovë, për ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Ajo ka treguar edhe për projektet e saj të sapopublikuara, edhe për turnet e saj në këtë vit. Duke folur për udhëtimet e saj në Amerikë dhe Evropë, këngëtarja shqiptare ka treguar edhe për udhëtimin e saj misionar drejt shtëpisë së saj, Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme