Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër në Skenderaj ka kërcyer nga kati i tretë i shtëpisë, ku si pasojë e lëndimeve të marrë ka ndërruar jetë.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Baks, ditën e mërkurë, rreth orës 12:35.
“Raportohet se viktima femër kosovar e për shkaqe të panjohura ka kërcyer nga kati i tretë i shtëpisë. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar fillimisht në emergjencën e Drenasit e me pas në QKUK ku dhe ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim
Policia pohon se me vendim te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion.