Një mashkull është gjetur i varur në litar në një objekt ndihmës të shtëpisë në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Isa Kastrati në kryeqytet.
“Raportohet se në një objekt ndihmës të shtëpisë, është gjetur pa shenja jete i varur në litar viktima mashkull K/Shqiptar. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh.