Një polic i Kosovës i stacionit të policisë në Leposaviq ka bërë sot vetëvrasje.
Identiteti i tij nuk është bërë i ditur, por zëdhënësi i atij rajoni, Besim Hoti ka konfirmuar se zyrtari policor është gjetur i vrarë para shtëpisë së tij.
“Banorët e kanë parë dhe kanë lajmëruar. Ai ka qenë me uniformë zyrtare të policisë”, tha Hoti duke shtuar se polici dyshohet se ka bërë vetëvrasje.
Zyrtari policor është i komunitetit serb, konfirmon Hoti duke thënë se organet e hetuesisë tashmë janë në shqyrtim të rastit.