Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës janë vetizoluar ngase kishin marr pjesë në një aheng ku këngëtari i cili kishte argëtuar të pranishmit ka rezultuar të jetë i prekur nga Coronavirusi.
Në këtë aheng i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri por i cili ka deklaruar se ka kryer testet dhe nuk ka rezultuar të jetë i prekur nga koronavirusi.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjilan, Ismet Hashani ka deklaruar për gazetën se zyrtarët policorë janë vetizoluar si masë e sigurisë.
“Këta dy zyrtar policor janë vetizoluar nuk janë në karantinë. Nuk dyshojnë se janë prekur por kanë marrë pjesë në një aheng ku një person ka rezultuar të jetë i prekur nga koronavirusi. Këta kanë rezultuar se nuk janë prekur nga koronavirusi mirëpo është periudha 2 javore që duhet të jenë të izoluar. Këta kanë vendosur si lloj mase të sigurisë”, ka thënë Hashani për Kohën.