Deputeti Veton Berisha ka thënë se pas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Pejë ku hodhi poshtë pretendimet e Elbert Krasniqit, ky i fundit duhet ta kompensojë atë për shpenzimet kontestimore.
“Më lejoni të e ndaj me ju Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë, vendim ky që i hudhë poshtë të gjitha pretendimet e z.Elbert Krasniqit (ish-ministrit) i cili në më shumë se tri vite më herët ka ngritur proces gjyqësor ndaj meje me pretendimin e tij se kinse unë kam bërë shpifje dhe kinse unë ja kam dëmtuar imazhin e tij me postimin tim të datës 18.01.2022 të cilin postim po ashtu e gjeni të bashkangjitur edhe në kuadër të këtij emaili. Pas shqyrtimit të gjitha argumenteve nga ana gjykatës është konstatuar se e drejta ishte në anën time dhe me këtë aktgjykim janë vërtetuar pretendimet e mija! Pra siç mund të e shini nga aktgjykimi z. Krasniqi e kishte vetëm si qëllim të më ndal nga shprehja e mendimit të lirë dhe rrjedhimisht edhe nga ndalimi i im që të i bëjë publike veprimet e padrejta e të dëmshme dhe mashtrimet e tij ndaj komunitetit egjiptian si votues potencial të tij, z. Krasniqi me anë të këtij vendimi detyrohet të më kompensoj 374 euro shpenzimet kontestimore”, thuhet në vendim.