Sulmuesi kosovar Veton Berisha është infektuar me koronavirus, raporton “Afenbladet”.
Futbollisti që luan te klubi norvegjez Viking ka dal pozitiv në testet e fundit që janë bërë dhe si rrjedhojë e gjithë skuadra e Vikingut duhet të karantinohet.
Stafi i trajnerëve nuk duhet të karantinohet pasi nuk pati kontakt të njëjtë të afërt siç patën lojtarët në fushën stërvitore, ka thënë trajneri i Vikingut, Bjarne Berntsen.
Veton Berisha është vëllai i yllit të Kosovës, Valon Berisha.