Ekonomia Online
FUNDIT

Veton Berisha infektohet me Coronavirus, skuadra futet në karantinë

Veton Berisha infektohet me Coronavirus, skuadra futet në karantinë

Sulmuesi kosovar Veton Berisha është infektuar me koronavirus, raporton “Afenbladet”. Futbollisti që luan te klubi norvegjez Viking ka dal pozitiv në testet e fundit që janë bërë dhe si rrjedhojë e gjithë skuadra e Vikingut duhet të karantinohet. Stafi i trajnerëve nuk duhet të karantinohet pasi nuk pati kontakt të njëjtë të afërt siç patën […]

Sulmuesi kosovar Veton Berisha është infektuar me koronavirus, raporton “Afenbladet”.

Futbollisti që luan te klubi norvegjez Viking ka dal pozitiv në testet e fundit që janë bërë dhe si rrjedhojë e gjithë skuadra e Vikingut duhet të karantinohet.

Stafi i trajnerëve nuk duhet të karantinohet pasi nuk pati kontakt të njëjtë të afërt siç patën lojtarët në fushën stërvitore, ka thënë trajneri i Vikingut, Bjarne Berntsen.

Veton Berisha është vëllai i yllit të Kosovës, Valon Berisha.

Të ngjashme