Në të vërtetë, ndërsa Lewis Hamilton është gjithnjë në faqet e para të medias për festat apo eventet e tjera mondane, gjermani i Ferrarit bën një jetë më të qetë dhe larg projektorëve, diçka për të cilën është kritikuar edhe në të kaluarën, por që atij nuk i ka bërë përshtypje.
“Unë jam sportist dhe jo person i famshëm”, tha Vettel në një intervistë për median britanike.
“Kështu që kur shoh që personat me njohin, kur shkoj gjëkundi, mendoj se janë të interesuar për sportin dhe jo për modelin tim të flokëve, këpucëve që kam veshur e budallallëqe të tilla. Për mua gjëja më normale është të jem normal”.
Vettel shtoi se njerëzit do të habiteshin nga kjo, pasi sipas tij janë të shumtë ata që mendojnë se pilotët janë të gjithë plot adrenalinë. Vettel theksoi se është e nevojshme që të ruhet qetësia, pasi gjatë drejtimit të makinës duhet përqendrimi maksimal, megjithatë kjo nuk e ndalon gjermanin të ndjejë emocione e adrenalinën.