Sebastian Vettel i ka dhënë të gjithëve një leksion se si kryhet një rreth në kualifikime duke thyer rekordin e shtegut në Shanghai dhe duke siguruar pole position në garën për Shpërblimin e Madh të Kinës që zhvillohet nesër.
Shoferi gjerman i Ferrarit vendosi kohën prej 1 minute, 31 sekondave dhe 95 të mijtave, që ishte për 87 të mijtat e sekondës (0,087) më e mirë sesa koha e kolegut të tij Kimi Raikkonen dhe për më shumë se gjysmë sekonde më e mirë sesa koha e Valteri Bottas, shoferit finlandez të Mercedesit, i cili niset i treti.
Meqë tre të partë kishin startuar pikërisht në këtë radhitjes edhe në garën e që u zhvillua javën e kaluar në Bahrein, pikërisht Kimi Raikkonen do të jetë nën presion shtesë në start, meqë në atë garë Bottas ia kishte marrë pozitë ne dytë pas kthesës së parë.
Lewis Hamilton do të niset i katërti në këtë garë, kurse interesante është të thuhet se është rreshti i tretë staryues, gjegjësisht pozitat 5 dhe 6 në start i takojnë shoferëve të të njëjtit ekip, Max Vestappen dhe Daniel Ricciardo, në këto pozita kanë vendosur bolidët e tyre të Red Bullit edhe pse Ricciardo pati një problem të madh meqë turbo i motorit të tij u përfshi nga flakët dhe mund të penalizohet me humbje të pozitave në start nëse ka intervenime në bllok të motorit, diçka që do të konfirmohet gjatë ditës.
Sebastian Vettel lit up a grey Shanghai with a scorching lap 🔥 #Quali #ChineseGP #F1 pic.twitter.com/CW1sdqHhhN
— Formula 1 (@F1) April 14, 2018