Procesi i vettingut në Kosovë do të mundë të realizohet vetëm me konsensus politik, ose miratimin e një ligji specifik për vettingun, raporton Ekonomia Online.
Kështu u tha në tryezën e diskutimit me temën “Vetingu në Kosovë: Si të implementohet një proces i tillë në mënyrë që të sigurohet pavarësi e plotë e sistemit të drejtësisë”, nga Grupi për Studimet Politike dhe Juridike.
Aty ishte e pranishme edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila tregoi se cilët do të jenë hapat e qeverisë në procesin e vettingut.
Ajo bëri të ditur se në mbledhjen e qeverisë do të jetë propozim në mbledhje dhe pret që të miratohet propozimi i MD-së për nisjen e këtij procesi.
“Sot në orën 12 ka mbledhje të qeverisë është edhe miratimi i propozimit të MD-së të votimit të një grupi të ekspertëve për këtë proces. Sot besoj që kabineti do të votojë për pasi është në programin qeverisës. Mendoj që këtë proces është ndër proceset më të rëndësishme të Kosovës pasi jemi të interesuar të kthejmë besimin në institucioneve të drejtësisë kjo nuk duhet të shihet si hakmarrje, sistemi i drejtësisë do të duhej të pastrohej nga individët që nuk respektojnë ligjet e Kosovës”, tha ajo.
Ajo tha se në këtë grup ekspertësh do të jenë profesor dhe organizata, avokatë dhe përfaqësues së KGJK-së dhe KPK-së
Haxhiu tha se në këtë grup të krijuar nuk do të ketë pjesëmarrje të qeverisë por vetëm pas kalimit të hapave të prezantuar do të përfshihet kuvendi, dhe se tha se ky proces do të përmbyllet për 2 vite.
“Në këtë grup nuk do të ketë përfshirje të qeverisë, sepse puna e këtij grupi duhet ta ketë besimin e qytetarëve që ky proces nuk po bëhet nga dy parti por nga ekspertët. Mandati i tyre është deri në maj, dhe në maj është i obliguat ky grup të sjellin mendimet se si duhet të bëhet ky proces. Ne me ato skenarë do të kërkojmë edhe mbështetjen e ShBA, Gjermanisë komisionit evropian, do të përfshihet edhe kuvendi i Kosovës pasi ky proces dihet të ketë konsensus të plotë. Ky proces do të duhet të zgjas 2 vite, në fund të 2021 ne të verifikojmë nivelin KPK-në, KGjK-në, kryeprokurorin kryetarët e gjykatave dhe kryeprokurorët e prokurorive”
Kryesuesi i KGjK-së Skënder Çoçaj tha se do ta mbështesin dhe janë të hapur për bashkëpunim për procesin e vettingut.
“KGjK është i hapur për bashkëpunim për secilën iniciativë që ndërrmeret për përmirësimin e punës tonë”, tha ai.
Rreze Hoxha nga GLSP-ja prezantoi dy mënyra në bazë të së cilës do të fillonte vettingu.
E para përmes kalimit të një amendamenti që është forma më e preferuar por problematike për t’u implementuar pasi do të duhej një konsensus polik, ndërsa mënyra e dytë është miratimi i një ligji specifik për vetingun. Mënyra e parë mos kalim një amendamenti kushtetues dhe mënyra e dytë është përmes ndryshimit për procedura disiplinore për gjyqtarë dhe prokurorë. Mënyra e parë do të ishte më e mirë. Për të ndryshuar këtë do të duhej një amendament, do të duhet të caktonte kompetencat e kompetencave dhe do të caktonte vazhdimin e mandatit”.
“Procesi i vetingut do të ishte nga një organ kushtetues që nuk do të kundërshtoheshin, kjo do të ishte mënyra më e dëshirueshme, edhe pse kjo është një mënyrë dhe efektive është e pamundur në rrethana të tilla politike dhe duke marrë parasysh rrethanat është e pamundur pasi do të duhej një konsensus i plotë. Mënyra e dytë është më pak e dëshirueshme, pasi di ta kufizonte këtë proces të vettingut. Mënyra është miratimi i një ligji specifik që vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, tha ajo.
Hoxha ka prezantuar edhe udhëzimet për të punuar ky ligj për vettingun.
“Qeveria bashkë me komisionin për legjislacion duhet të krijojë një grup ekspertësh për procesin e vettingut, 2 me publikimin e këtij plani do të dihet të organizoheshin dëgjime publike, komisioni për legjislacion duhet ta organizoj një grup ekspertësh vendor dhe ndërkombëtarë, dhe kjo pako do të duhej të dërgoje në komisionin e venecias dhe të dërgohej në kuvend”, tha ajo.