“Vettingu” i policisë në Kuvend, Xhafaj: Proces i pavarur nga Qeveria

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 10:49 | Nga

Kuvendi i Shqipërisë u mblodh këtë të hënë në seancë plenare me dy projektligje të rëndësishme në rend të ditës.

Së pari do të diskutohet projektligji i njohur si “Vettingu” i Policisë së Shtetit.

Në prezantimin e kësaj nisme, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj premtoi se organet e vlerësimit do të jenë të pavarura nga qeveria dhe procesi i ndershëm e i paanshëm.

Ministri tha gjithashtu se projektligji u jep mundësinë ish-anëtarëve të Policisë së Shtetit për t’u rikthyer në këtë strukturë.

“Si shenjë e paanshmërisë politike, projektligji parashikon edhe rikthimin e ish-anëtarëve të Policisë së Shtetit, që më parë i nënshtrohen këtij vettingu”, deklaroi Xhafaj, shkruan Top Channel.

Ministri shtoi se synimi është largimi i të gjithë atyre që nuk përmbyshin standardin profesional dhe moral dhe iu përgjigj akuzave të opozitës, e thotë se projektligji është një shpikje shqiptare.

“Ky është një standard ndërkombëtar dhe jo një shpikje shqiptare”, deklaroi ministri Xhafaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme