Jo vetëm qytetarët po shkelin rregullat e trafikut dhe po gjobiten nga Policia e Kosovës. Edhe organet e rendit dhe sigurisë, të cilët janë të thirrur për të monitoruar respektimin e këtyre rregullave, po dalin të jenë shkelësit e tyre.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Prishtinë, ku një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës me targa Police – 521 – 01 është parkuar në hapësirën e gjelbëruar.