Policia në Vushtrri dy ditë më parë ka identifikuar një veturë, e cila ishte e vjedhur muaj më parë në zonën e Prishtinës.
Vetura e tipit ‘Mitsubish’ me traga vendore është vërejtur nga policia, se ishte e parkuar në afërsi të një zone banimi.
“Pozita e parkimit të veturës ishte indikacion dyshimi për të ndërmarrë veprime të mëtejme policore. Pas veprimeve të para hetimore, është vërtetuar se automjeti i tipit ‘Mitsubishi’ ishte automjeti i raportuar si i vjedhur disa muaj më parë në zonën e Prishtinës”, thuhet në njoftim.
Hetuesit policorë në Vushtrri, në bashkërendim me hetuesit në kuadër të DRP-së në Prishtinë, pas procedurave të nevojshme të verifikimit, veturën në fjalë ia kanë kthyer pronarit legjitim.
Hetuesit policorë vazhdojnë hetimet e tyre në kërkim të kryesve të këtyre akteve dhe sqarimit të rrethanave të raportuara.