Lamborghini dhe Instituti i Teknologjisë në Massachusetts prezantuan konceptin futuristik “Terzo Millennio” vitin e shkuar për të dëshmuar si do të duket në të ardhmen një veturë ekologjike e sportive.
Maurizio Reggiani, shefi i hulumtimeve dhe zhvillimeve në Lamborghini, ka thënë se modeli nuk do të jetë aq fantastiko-shkencor edhe siç duket.
Ai k thënë për “Digital Trends” se Lamborghini e vlerëson si problem të madh peshën dhe madhësinë e pakos së baterisë te veturat elektrike. Lamborghini ka bërë të ditur se modeli i veçantë do të rigjenerojë energjinë nga pjesët e trupit, të përbëra nga fijet e karbonit.
“Veturat tona duhet të kenë shpejtësi maksimale më të madhe se 300 km/orë, duhet t’i kryejnë tri xhiro të plota në shtegun e Nordschleifet, në shpejtësi maksimale dhe duhet të kenë vozitje me stil artistik. Nuk mund t’i keni këto me teknologjinë aktuale të baterive”, ka thënë ai.