Lamborghini paralajmëron model të ri për gara me 830 kuajfuqi

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Kompania prestigjioze italiane, Lamborghini, është duke përgatitur një model të ri për gara premierën e të cilit pritet ta mbajë gjatë vitit të ardhshëm.

Modeli i ri, ndër të tjera, ka mbrojtësin shtesë të madh të pasmë (spoiler) nga fibra të karbonit, vrima për ajër në çati, numrin “63” në karroceri – i cili simbolizon vitin themelues të Lamborghinit, 1963; si dhe gomat “Pirelli” dhe frenat “Brembo”, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, ky model i ri për gara pritet të ketë motor 6.5-litër V12 i përforcuar në 830 kuajfuqi, i cili është i kombinuar me marshin “Xtrac” me gjashtë shpejtësi.

Lamborghini, po ashtu, këtë model të ri për gara do ta prodhojë në seri të kufizuar prej vetëm 40 njësive si dhe njofton se dërgesat e para do të fillojnë më 2021-ën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme