Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 17:00 në Graçanicë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 17:00, në Graçanicë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veture dhe nje biçiklisti (i mitur). Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit, është lënduar drejtuesi i biçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Borovci
Me rastin po merret njësiti i trafikut.