Dy persona kanë marrë lëndime pas një aksidenti ndërmjet një veture dhe një motoçiklete në Prishtinë.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 17:10 në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, tha ai.
Borovci tha se me rastin po merret njësiti i trafikut.