Vetura godet motoçiklistin, një i lënduar rëndë

Prishtinë | 19 Sht 2025 | 21:18 | Nga Ekonomia Online

Një person ka mbetur i lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklete dhe një veture.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se aksidenti ka ndodhur në rrugën Gjyrkovc në drejtim të fshatit Koshare.

“Më datën 19.09.2025 rreth orës 11:30 ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore, ku të përfshira ishin një veturë me targa vendore dhe një biçikletë.Aksidenti ka ndodhur gjatë qarkullimit në të njëjtin drejtim nga Gjyrkovci në drejtim të fshatit Koshare, ku vetura ka ka goditur biçiklistin. Si pasojë, biçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK – Prishtinë, tha Veseli.

Të ngjashme