Në Lipjan dje raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku ku shoferi dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një grua në rrugë duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar në QKUK dhe është duke u trajtuar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në qytetin e Lipjanit, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.