Një veturë ka goditur një këmbësor në Fushë – Kosovë duke i shkaktuar lëndime trupore.
Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar lajmin se aksidenti ka ndodhur në mesditën e sotme.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Fushë Kosove, shkruan Sinjali. Në aksident kanë qene të përfshira një automjet dhe një këmbësor, e cila ka pësuar lëndime trupore. E njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në deklarimin e Ahmetit.