Vetura godet një motoçiklist në Pejë, dërgohet në QKUK

Prishtinë | 17 Kor 2024 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi teksa ishte me motoçikletë është goditur nga një veturë.

Policia bën me dije se shoferi i veturës është arrestuar.

“Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar pasi që duke drejtuar veturën e tij me targa të huaja nga pakujdesia ka godit motoçiklistin mashkull kosovar. Motoçiklisti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë policia në raport, njofton Klankosova.tv.

Të ngjashme