Vetura godet tre këmbësorë në Mitrovicë, Policia jep detaje

Prishtinë | 04 Maj 2022 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Një veturë ka goditur tre këmbësorë sot në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, këmbësorët kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 14:00, në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe tre (3) këmbësorëve . Si pasojë e aksidentit tre këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, ka deklaruar Zahiti.

Të ngjashme