Vetura hyn midis turmës, 15 të lënduar në Gjermani

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 15 persona janë lënduar në Gjermani pasi një veturë vërshoi midis turmës në paraden e Rose Monday në qytetin Volkmarsen.

Sipas mediave të huaja përcjell Telegrafi, bëhet e ditur se në mesin e të lënduarve janë edhe disa fëmijë, ndërsa shoferi është arrestuar.

Një veturë është futur në mesin e turmës një karnaval në qytetin e Volkmarsen të Gjermanisë, ka bërë të ditur policia.

Të paktën 10 persona janë lënduar deri më tani, raportojnë mediat lokale shkruan BBC.

Zëdhënësi i policisë ka bërë të ditur se shoferi është ndaluar ndërkaq motivet e këtij incidenti mbeten ende të paqarta, shkruan Telegrafi.

Një numër i madh i punonjësve të urgjencës janë në vendin e ngjarjes në qytetin e vogël, i cili shtrihet në shtetin Hesse në Gjermaninë perëndimore.

Të ngjashme