Dhurata Dora, po vazhdon të shijojë suksesin e dy projekteve muzikore më të fundit.
Kënga e saj “Ferrari” dhe bashkëpunimi me Azetin , “Fajet”, janë pritur mjaft mirë nga fansat e saj.
Këngëtarja ndërkohë ashtu si të gjithë kolegët e saj po përjeton një verë pa koncerte – kjo për shkak të situatës së krijuar nga pandemia globale.
Megjithatë ajo e ka shfrytëzuar këtë kohë për t’iu përkushtuar më shumë vetes dhe për të bërë investime.
Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Dhurata Murturi, i ka bërë vetes një dhuratë mjaft luksoze.
Ajo ka blerë një veturë të tipit “Mercedes Benz Gle”, prodhim i vitit 2020, çmimi i së cilës mund të arrijë deri në 52 mijë euro.
Ka qenë menaxheri i këngëtares, ai i cili ka publikuar në InstaStory një fotografi të veturës së saj të re, duke e uruar Dhuratën për investimin e ri.