Një aksident me fatalitet ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Vorë.
Sipas Abc News, një veturë ka përplasur një kalimtare duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, transmeton Klankosova.tv.
Ngjarja ndodhi pranë vendit të quajtur Ura Gjole.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, teksa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.