Vetura përplaset me kamionin, një i vdekur dhe një i plagosur

Prishtinë | 30 Nën 2018 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur në një aksident të ndodhur në aksin Belsh-Peqin në fshatin Pekisht. Sipas policisë, një veturë është përplasur me një kamion me targa DR 8860 E.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri në makinën Ford, L.Ç. rreth 43 vjeç. Ndërsa ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë 31-vjeçari me iniciale A.K., shofer i automjetit tip Ford.

Kurse drejtuesi i kamionit, 53-vjeçari me iniciale D.M. është shoqëruar nga policia dhe po pyetet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme