Veturat e paregjistruara dhe OKB-ja pengesë për anëtarësim në Këshillin e Byrove

Prishtinë | 09 Gus 2018 | 10:50 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtuesit e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), në një konferencë për medie, thanë se numri i madh i veturave të paregjistruara në Kosovë mbetet pengesë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Byrove.

Mirëpo, kushti kryesor është anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Drejtori Ekzekutiv i BSK-së, Blerim Pushkolli, tha se numri i veturave të pasiguruara që qarkullojnë në trafik në Kosovë llogaritet të jetë nga 35 mijë deri në 50 mijë, raporton Ekonomia Online.

Pushkolli kërkoi që veturat të cilat janë të pasiguruar dhe gjenden në qarkullim të konfiskohen. Ai theksoi se veturat e pasiguruara janë pengesë teknike për anëtarësimin në Këshillin e Byrove.

“Buxheti i shtetit dëmtohet shumë; kompanitë e sigurimeve dëmtohen nga mosinkasimi i shitjes së policave të sigurimit. Për 2010-2017 industria e sigurimit ka paguar 27.8 milionë. Kjo është një shumë e lartë për të mbuluar këto dëme”.

Pushkolli deklaroi se Austria nuk ka pranuar të mbulojë Kosovën me Karton të Gjelbër, sepse sipas tij, ajo ka konsideruar se rrezikon anëtarët e saj.

“Së fundmi kemi marrë një përgjigje nga Shoqata e Anëtarëve në Austri e cila ka refuzuar pranimin apo mbulimin e Kosovës me këtë sigurim dhe kjo është bërë për arsye se është konsideruar si rrezik për anëtarët e vet”.

Pasi Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Byrove, Pushkolli tha se të gjithë i nënshtrohen Kartonit të gjelbër, përpos Maqedonisë dhe Shqipërisë, me të cilat kanë marrëveshje.

“Në anën tjetër ne kemi marrëveshje memorandumi me vendet fqinje, Serbinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë, ndërsa deri në fund të vitit kemi marrë premtime Byroja e Malit të Zi dhe jemi duke punuar në atë drejtim që të bëjmë memorandum të njëjtë ku polica TPL+ që vlenë për Maqedoni dhe Serbi, të vlejë edhe për Malin e Zi”.

Pushkolli foli rreth shitjes së policës kufitare, e cila vlen për të gjithë qytetarët që vijnë nga vende të ndryshme me automjete me targa të huaja.

“Ne jemi të obliguar që në 14 pika kufitare ta shesim policën kufitare. Asnjë mjet motorik që nuk e përmbush këtë detyrim nuk mund të hyjë në territorin e Kosovës”.

“Lehtësirë për qytetarët që e blejnë këtë policë, që nga 17 maji kemi aplikuar blerjen online të policës ku mund të blihet për pak minuta”, tha Pushkolli, duke iu përgjigjur kritikave që vijnë nga bashkatdhetarët se pagesa në kufi po shkakton pritje të gjata në kufi.

Drejtuesit e BSK-së, po ashtu, thanë se janë kundër ndryshimit të ligjit për importimit të veturave më të vjetra se dhjetë vjet.

Të ngjashme