Policia jep detaje rreth rrahjes së vëllait të presidentit Thaçi me dy persona

Fushë Kosovë | 24 Tet 2018 | 15:03 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vëllai i presidentin Hashim Thaçi, Gani Thaçi, e ka sulmuar fizikisht drejtorin e Byros Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkollin.

Mësohet se bashkë me Pushkollin është sulmuar dhe drejtori i kompanisë së sigurimeve “Illyria”, Gianni Socolic.

Përderisa gazetarët nuk janë lejuar që t’i afrohen objektit, Ekonomia Online merr vesh se prokurori i rastit Ali Ajdini ndodhet në ambientet e këtij institucioni.

Ndërkohë që nuk ka informacione nëse Thaçi dhe Pushkolli janë larguar nga aty.

Policia ka konfirmuar se ka ndodhur një përleshje fizike mes tre personave në rrugën “Lidhja e Pejës” në të cilën ndodhet Byroja Kosovare e Sigurimeve, por s’ka përmendur emra.

“Sot rreth orës 12:00, policia  ka marrë informacionin se në rrugën Lidhja e Pejës, në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike mes tre personave”, konfirmoi Policia e Kosovës për Ekonomia Online.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit, i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes, po ndërmarrin veprimet e mëtutjeshme hetimore e procedurale”, tha një zyrtar policor.

Gani Thaçi, një kohë, e ka udhëhequr Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS), ndërsa aktualisht mban pozitën e “koordinatorit të Përgjithshëm për Investime Strategjike”.

Mediet kanë raportuar se tre fëmijët e Gani Thaçit: djali i madh – Kushtrimi, vajza – Evgjenia dhe djali i vogël – Leutrimi, janë punësuar në kompani të ndryshme të sigurimeve, derisa babai i tyre mbante pozitë drejtuese në BKS.

Të ngjashme