Ueb-faqja më e popullarizuar për kërkime të ndryshme, ka publikuar listën e dhjetë veturave që janë kërkuar më së shumti gjatë vitit që po e lëmë pas.
Automobili që është kërkuar më së shumti gjatë 2016-ës, është Honda.
Kjo besohet se është, shkaku i modelit Civic që ka ngjallur shumë vëmendje, posaçërisht pasi Type R, është vendosur të lansohet edhe në Shtetet e Bashkuara.
Mercedes-Benz ndodhet në vendin e dytë, pas thashethemeve për një hipermakinë dhe modelit X-Class me hapësirën për bartjen e mallrave.
Në vendin e tretë është Tesla, me lajmet e pafund për makina të avancuara, lirimin e Model X, si dhe problemeve me autopilot.
Listën e automobilave më të kërkuar në Google për këtë vit, e vazhdojnë Lamborghini, Volvo, Ford, Jaguar, Bentley, Maserati dhe e përmbyllë Rolls-Royce.