Ka ditë që mendja jonë orvatet lirshëm nga një ide në tjetrën, por herë të tjera, si në këto ditë që po jetojmë, vë bast se kthehet në të njëjtën ide: kur do të marrë fund kjo pandemi dhe çfarë duhet bërë për të shmangur kolapsin?!
Mund të fillojmë t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje, thjesht duke parë raportimet e medias mbi krizën e Covid-19. Përmendjen e një katastrofe të mundshme ose shpresat e arta se së shpejti dy dozat e vaksinës do e gjejnë rrugën drejt nesh.
Ose mund të fillojmë në perspektivë, të mendojmë për hapat e ardhshëm dhe të jemi të pajisur me disa të dhëna që na shërbejnë të dimë se ku jemi, pra në ç`pikë jemi. Kjo është ideja kryesore që qëndron pas “Employment Observatory” në Ballkanin Perëndimor, që zyrtarisht po e prezantojmë sot; Me qëllim vëzhgimin e efekteve të pandemisë Covid-19 në tregjet e punës, në të gjithë rajonin, por gjithashtu për të treguar tendencat në tregun e punës për të gjashta ekonomitë e Ballkanit Perëndimor (BP).
Duke pasur parasysh këtë, ne në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Projekti ynë i Punësimit dhe Platformës së Çështjeve Sociale 2 (ESAP 2) (“Employment and Social Affairs Platform 2 (ESAP 2)”), për të qenë më specifik, përgatitëm Vëzhgimin mbi punësimin në Ballkanin Perëndimor. Po. Vëzhgimi nuk është një fjalë që nuk e keni dëgjuar më parë. Sidoqoftë, ky është i para në llojin e tij. Një platformë online që përpilon dhe tregon të dhëna të tregut të punës, të mbledhura nga burime zyrtare, në secilën nga gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor.
Sot, teksa e prezantojmë, Observatori i Punësimit, pra Vëzhgimi, na tregon se në fillim të krizës, në Mars të 2020-ës, numri i përgjithshëm i regjistruar i të papunëve në rajon, ishte rreth 1.22 milionë qytetarë dhe deri në Nëntor të 2020-ë shkoi afërsisht në 1.4 milionë, që do të thotë se gati 177 mijë qytetarë janë regjistruar si të papunë, në Shërbimet Publike të Punësimit. Kjo është një rritje me 14.5% të numrit të përgjithshëm të të papunëve të regjistruar në Ballkanin Perëndimor brenda një periudhë 9 mujore. Pse? Në këtë pikë analistët, zyrtarët, akademikët, komuniteti i biznesit,… mund të zbulojnë më tej. Teksa kriza shpalosej, me masat e krijuara enkas të kontrollit dhe masat e qeverisë, Vëzhgimi na tregon se ndryshimet mujore në të papunët e regjistruar në shumicën e vendeve nuk ishin aq të theksuara në fillim të pandemisë. Sidoqoftë, këto shifra të përgjithshme për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor “fshehin” ndryshime të rëndësishme, pasi në disa ekonomi ka pasur edhe një rënie të papunësisë, megjithëse shumë të vogël, ndërsa në të tjerat kjo rritje ka qenë shumë më e lartë se sa mesatarja rajonale.
Po aq e rëndësishme është të sqarohet se këto shifra nuk japin humbjet e orëve të punës, shkurtimin e pagës, dhe gjithashtu nuk përfshijnë ndryshimet në sektorin informal dhe shkallën e pjesëmarrjes në forcën e punës, që janë faktor i rëndësishë për BP. Për të dhënë një shembull konkret, ne do të përmendim rastin Ninës që e njohim (se nga frika se mos humbet punën e saj, nuk dëshiron që detajet të bëhen publike). Ju nuk do ta gjenit atë në mesin e “të papunëve” në këtë Vëzhgim, megjithëse të ardhurat e saj u përgjysmuan për shkak të izolimeve që ndikuan rëndë në biznesin dhe orët e saj të punës.
Dhe në pritje të një bebeje, e bën edhe më të vështirë situatën për Ninën. Për ta përmbledhur, pavarësisht nga ndryshimet në vendet e ndryshme të BP, është e qartë se Covid-19 ka ndikuar shumë në vendet e punës dhe se ka nxjerrë më në pah sfidat strukturore të BP në tregun e punës. Edhe nëse me këto efekte, do të ktheheshin sot në kohën para-Covid-it, do të ishim ende në pozitë të pafavorshme me punësimin në sektorin informal që nga vlerësimet varion nga 18% deri në 30% në ekonomitë e BP, punësim i ulët i të rinjve, nivele të larta të pasivitetit, pabarazitë aktuale, etj. ·
Pandemia aktuale e Covid-19 ka nxjerrë në pah shumë nga këto sfida. Shëndeti i grupeve të veçanta të qytetarëve ka qenë në rrezik në mënyrë disproporcionale. Aktiviteti ekonomik në shumë sektorë ka ngecur. Mikro bizneset dhe punëtorët individualë në punët me shumë risk janë më të prekurit. Dualiteti i tregut të punës ka të ngjarë të jetë zgjeruar (punësimi publik, zyrtar duket të jetë më i mbrojtur sesa punët private, informale, të cenueshme). Të dhënat e fundit tregojnë se që nga marsi i vitit 2020, ka pasur një rritje prej rreth 14% të numrit të regjistruar të papunësisë në rajonin tonë, ndërsa për sa u përket moshave të reja kjo rritje ka qenë rreth 27%. ·
Para pandemisë, pothuajse dy të tretat e grave në moshë pune, në Ballkanin Perëndimor ishin ose të papuna ose jashtë fuqisë punëtore. Shkalla e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore është rreth 45%. Me cilët? Për sa u takon vendeve të Ballkanit Perëndimor, popullsia në moshë pune (15-64 vjeç) ka vazhduar të tkurret dhe ky është një trend i nxitur nga plakja e popullsisë dhe emigracioni. Disa nga efektet negative të emigracionit dhe fenomenit të “ikjes së trurit” që e bëjnë famëkeq rajonin tonë përfshijnë: uljen e numrit të kapitalit njerëzor, mungesën e fuqisë punëtore / aftësive, kapacitet të zvogëluar për të përtërirë dhe përvetësuar teknologji më të përparuara, ndryshime të tregut të punës, pasojat fiskale, madhësia e tregut (p.sh. zvogëlimi i konsumit), ulja e rritjes ekonomike, zvogëlimi i produktivitetit, kostot më të larta të të mirave publike dhe mungesa e investimeve në formimin e kapitalit njerëzor. Kështu që, SI shërohen ekonomitë e Ballkanit Perëndimor nga dobësitë e tyre strukturore shumëzuar këto me efektet negative të ndikimit socio-ekonomik të Covid-19? Përgjigja nuk është e lehtë. Kjo krizë është e fatkeqësisht unike.
Zgjidhjet e politikave duhet të jenë unike gjithashtu. Tregu i Përbashkët Rajonal (CRM), i krijuar nga RCC së bashku me partnerët tanë në rajon dhe BE, mund të jetë një instrument i mirë. Një nga përfitimet e mundshme të CRM është se ai mund të sjellë një shtesë prej 6.7% të rritjes së PBB-së në rajon. Kokretisht, kjo do të thotë më shumë punë dhe punë cilësore për qytetarët. Detyra përpara nesh është e vështirë, por e realizueshme, dhe koha për të VEPRUAR është TANI, teksa kemi mjaftueshëm kapital njerëzor për t’u mbështetur, talent, energji dhe entuziazëm për ta bërë këtë vizion realitet.
Për t`u rikthyer edhe njëherë në fillim, Vëzhgimi i punësimit (ESAP) është krijuar për të siguruar të dhënat e tregut të punës në baza mujore, tremujore dhe vjetore në të gjithë vendet (ekonomitë) e BP dhe në nivelin rajonal. Duke punuar me partnerët tanë, ne do të zgjerojmë të dhënat që mbledhim dhe do t`i veçojmë ato bazuar në gjininë, moshën dhe arsimin, duke zbuluar trende të rëndësishme në të gjitha ekonomitë. Qëllimi i CRM dhe SEE 2030 (South East Europe) është ulja e numrit të të papunëve, zvogëlimin e pabarazive, rritjen e nivelit arsimor dhe mosha mesatare e popullsisë të jetë më e re. Pra, le të VËZHGOJMË, MËSOJMË dhe VEPROJMË në këto pika, SË BASHKU!