Ditën e diel e gjithë familja Beckham u bë bashkë. Natyrisht që pashkët do t’i festonin së bashku, megjithatë ata ishin edhe për të parë një lojë tenis.
Më e vogla Harper ishte paksa e përgjumur, ndoshta nga fluturimi nga Londra për në Florida, megjithatë kishte një dukje tejet të bukur e veshur në një fustan veror.
David dhe bashkëshortja e tij Victroia duket që shijuan çdo moment të finales së tenisit “Miami Open”.
Victoria dukej tejet elegante e veshur në të zeza dhe me syze dielli të mëdha.
Në këtë dalje familjare ishte edhe i biri i David dhe Victorias, Brooklyn, i cili dukej se po kënaqej me motrën e tij të vogël.