Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal ka thënë se kapiteni Lionel Messi është nga një ‘ planet tjetër’.
Messi dje në fitoren e thellë ndaj Valladolid (5-1), asistoi dy herë dhe arriti të shënojë dy gola, transmeton kp.
Kiliani ka thënë se nuk ka fjalë për ta përshkruar pesë herë fituesin e Topit të Artë. “Ka ndryshime në lojë kur Messi jep më të mirën. Kur është në formë të mirë, skuadra e sheh këtë gjë. E shohim çdo ditë, por na befason çdo ditë. Leo është nga një planet tjetër. Jemi të lumtur që fituam. Nuk kam fjalë për të”, deklaroi ai.
Barcelona rrëmbeu përsëri kreun me 22 pikë, dy më shumë se Granada që renditet në vendin e dytë.