Vidal pranon ofertën e Interit (Foto)

Prishtinë | 25 Kor 2017 | 09:07 | Nga

Arturo Vidal mund t’i bashkohet skuadrës së Interit gjatë kësaj vere.

Sipas mediave në Kili, ylli i Bayern Munichut, Arturo Vidal ka pranuar ofertën e skuadrës së Interit.

Thuhet se Nerazzurrët i kanë ofruar yllit të Bayern Munichut një pagë prej 8 milionë euro në sezon.

Por, tani i mbetet Interit që të arrijë marrëveshje me Bayern Munichun. Por, vështirë se Nerazzurrtë do ta bindin klubin gjerman për shitjen e kilianit.

Këtë vërteton edhe trajneri i kampionit të Gjermanisë, Carlo Ancelotti.

“E di se ka thashetheme dhe jemi mësuar me to. Ai do të qëndrojë me ne 100% – Jam i bindur për këtë”, ka deklaruar Carlo Ancelotti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme