Video nga pritja që pati të enjten për fund të mandatit, askush nga figurat e VV s’shihet aty – çfarë mesazhesh çoi Osmani

Prishtinë | 04 Pri 2026 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani, e cila sot do ta dorëzojë detyrën, ka ndarë pamje nga një pritje që ka bërë presidenca, duke thënë se pesë vitet e mandatit të saj ka pasur ‘’sfida nga më të ndryshmet’’.

Osmani, ka deklaruar edhe se besimi i saj ka qenë i qartë, që, Kosova është më e fortë brenda ku hap dyer jashtë.

‘’fillimi i këtij mandati erdhi në rrethana sfiduese, dhe rrugëtimi deri sot ka pasur po ashtu sfida nga më të ndryshmet. Besimi im ka qenë gjithmonë i qartë, një Kosovë që hap dyer jashtë është gjithnjë e më e fortë edhe brenda”, ka thënë Osmani.

Në videon e ndarë të Osmanit, shihen se në pritjen e organizuar nga Presidenca, kanë qenë të pranishëm figura të ndryshme, si ambasadorë, politikanë e personalitete të tjera. Megjithatë, në videon e ndarë, nuk shihet i pranishëm askush nga Lëvizja Vetëvendosje.

Postimi i plotë:

Këto pesë vite nuk kanë qenë historia e një njeriu të vetëm. Kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët.

Me njerëz nga çdo fushë, që besuan në Kosovën. Që punuan, kontribuuan dhe shtynë përpara ide e mundësi për qytetarët tanë.

Faleminderit që qëndruat me ne e për Kosovën tonë të përjetshme.

Të ngjashme