Videoja e Mbrojtjes – thyerja e banesave të serbëve pas luftës, çfarë thoshte Thaçi atëkohë?

Prishtinë | 04 Pri 2023 | 12:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avokati tjetër i Thaçit, Lluka Mishetiq, ka prezantuar paraqitje të ndryshme mediale të klientit të tij në kohën kur po qeveriste me qeverinë e përkohshme, duke dëshmuar se atë kohë Thaçi bënte thirrje për tolerancë dhe gjithëpërfshirje etnike.

Një nga videot e shfaqura është ajo e AP-së në qershor të vitit 1999, në të cilën Thaçi dëgjohet duke folur dhe duke u distancuar nga veprimet siç i quan të pandërgjegjshme të thyerjeve dhe të monumenteve të vendosura nga serbët, si dhe me thyerjen e banesave atëkohë.

“Është e vërtetë që kohëve të fundit, sidomos pas përfundimit të luftës, kemi pasur një dukuri jo të mirë, jo të ndershme, jo të përgjegjshme për situatën nga individë ose grupe të caktuara, të cilët janë marrë me thyerje të banesave me keqpërdorime të simboleve te UÇK-së, me plaçkitje, thyerje djegie, shkatërrime edhe me thyerjen e monumenteve dhe busteve të vëna nga serbët, kjo është një dukuri që neve na ka penguar dhe shqetësuar. Qeveria e përkohshme e Kosovës distancohet nga veprime të pandërgjegjshme”, u shpreh Thaçi, transmeton Express.

“Thirrje publike për tolerancë dhe unitet etnik”, vlerësoi avokati Misetiq, pas shfaqjes së videos.

Të ngjashme