Videoja e re tregon si drejtori i Telekomit u rrah brutalisht

Prishtinë | 10 Jan 2018 | 17:14 | Nga

Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka publikuar një video të re, ku shihet si rrihet brutalisht nga dy policë në afërsi të vendit të njohur si “Kafet e Vogla” në Prishtinë.

Sulmi kishte ndodhur më 30 dhjetor 2017. Sulmuesit e Agron Mustafës janë identifikuar të jenë dy policët Nazim Sahiti dhe Avni Berisha.

Sikur shihet në videon e publikuar nga vetë Agron Mustafa në faqen e tij në Facebook, krahas tij sulmohet dhe shoqëruesi i tij.

Mustafa iu ka kërkuar falje të afërmve të tij që duhet ta postojë këtë video shqetësuese. Ndërsa iu drejtuar dhe ministrit të Brendshëm, atij të Drejtësisë, shefit të policia e Prokurorisë ta shkojnë dhe “të vlerësojnë” vetë pamjet:

Postimi i plotë i Agron Mustafës:

Ja si i “sulmova” policet!

Se pari u kerkoj falje prinderve, gruas, femijeve, motrave e vellezerve si dhe gjithe familjes per videon e postuar!

Pamjet e postuara jane vetem per 18+

Te nderuar:

Minister i Puneve te Brendshme,

Minister i Drejtesise,

Kryeprokuror i Shtetit,

Kryeshef i Inspektoratit Policor,

Drejtor i Pergjithshem i Policise,

Une nuk do te komentoj gje, por po e le ne vleresimin dhe komentimin tuaj e te publikut!!!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme