Një grua ka kërcyer nga një ndërtesë disakatëshe në qytetin e Ferizajt. Dyshohet se gruaja ka tentuar që të kryej vetëvrasje.
Ajo është hedhur nga kati i gjashtë i një ndërtese në Ferizaj.
Gruaja është dërguar në spital në Ferizaj me shenja jete.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin.
“Rreth orës 15:30 minuta në rrethana ende të panjohura një person i gjinisë femërore ka rënë prej katit të gjashtë. Është dërguar në spital në Qendrën Emergjente dhe tani ndihma e parë është duke u përgatitur që ta dërgojë në QKUK në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësi i PK-së në Ferizaj, Agim Gashi.
Ende nuk dihen arsyet e këtij rasti, që dyshohet të jetë tentim vetëvrasjeje.
Policia ka dalë në vend të ngjarjes për t’i kryer hetimet.