Dy raste të vjedhjes së kabllove elektrike kanë ndodhur në dy qytete të Kosovës, të cilat kapin shifrën 28 mijë e 500 euro.
Sipas Policisë, rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Haxhi Kleqka”, në Lipjan, ku pronari i kompanisë ndërtimore ka raportuar se në objektin e tij në proces ndërtimi, persona të panjohur gjatë natës kanë vjedhur kabllo elektrike në vlerë rreth 6 mijë euro.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Kurse, në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, një person ka raportuar se përmes video incizimeve kanë vërejtur se dy të dyshuar deri më tani të pa njohur, kanë vjedhur kabllo të energjisë elektrike në vlerë 22 mijë e 500 euro.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet.