Vidhet shtëpia e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi

Prishtinë | 22 Nën 2016 | 14:17 | Nga

Një vjedhje ka ndodhur në rrugën “Xhevat Qena” në Prishtinë, në një shtëpi private. Për këtë rast në polici është ankuar një femër me inicialet B.L.

Por, Klan Kosova nga burime të saj merr vesh se kjo shtëpi është e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e rajonit të Prishtinës.

Në një njoftim për media thuhet se menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet e nevojshme policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht po vazhdojnë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të identifikimit të personit/ave të dyshuar si dhe ndriçimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme