Patrick Vieira është kandidat serioz që të jetë menaxheri i ri i Arsenalit.
Klubi londinez është duke kërkuar kandidatë për zëvendësimin e Arsene Wengerit, i cili sivjet kaloi në një sezon të vështirë, pasi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve është duke menduar përmes suksesit në Europa Ligë.
Ish-mesfushori i klubit, Vieira, 41-vjeçar, drejton ekipin e New York Cityt dhe mund të ketë të ardhme te City Football Group, i cili ka në pronësi edhe Manchester Cityn.
Në rast të emërimit të Vieiras nuk do të ketë ndryshime të mëdha në stafin e trajnerëve, pasi ai e njeh asistentin e Wengerit, Steve Bould dhe trajnerët tjerë Gerry Peyton, Neil Banfield dhe Jens Lehmann.
Arsenali sipas Daily Mail, nuk do ta shkarkojë Wengerin në rast se dështon në Europa Ligë. Vendimin për largim ia kanë lënë në dorë vetë menaxherit francez.