Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets, ka thënë të jenë të dëshpëruar me propozimin e presidentit Hashim Thaçi për transformimin e FSK-së në ushtri. Kjo, sipas saj, për faktin se transformimi do të duhej të bëhej në përputhje me Kushtetutën.
Ambasadorja Viets në një intervistë për gazetën Kosova Sot, ka thënë se pavarësisht faktit se ata nuk pajtohen me këtë formë të transformimit ushtria e Kosovës, megjithatë do të njihet nga Gjermania, pasi siç ajo është shprehur, njihen shtetet e jo ushtritë dhe Gjermania e ka njohur Kosovën.